AKTET - Journal of Institute Alb-Shkenca
AKTET, Volume 4, Issue 4, Albanologji, 2011
Title: | ARBëRISHT LANGUAGE - A LANGUAGE VARIETY UNDER THE INFLUENCE OF ITALIANISMS (ACCORDING TO THE DICTIONARY "ARBëRISHT-ALBANIAN" OF KOLE KAMSI) |
Titulli shqip: | ARBëRISHTJA - VARIETET GJUHëSOR Më VETE NëN NDIKIMIN E ITALIANIZMAVE (SIPAS FJALORIT "ARBëRISHT-SHQIP" Të KOLë KAMSIT) |
Abstract: | Në këtë kumtesë vjen si objekt studimi shtresa e fjalëve të huazuara, nëpërmjet Fjalorit arbërisht - shqip të Kolë Kamsit, duke u ndalur posaçërisht tek ndikimi i atyre italiane në leksikun e arbërishtes. Gjurmët e takimeve të shqipes, qoftë me latinishten ballkanike, qoftë me latinishten letrare e me gjuhët e tjera romane i shohim në një numër të mirë latinizmash e italianizmash në këtë fjalor. Takimi i të folmeve arbëreshe me italishten pas shpërnguljes nga Shqipëria, u bë në rrethana krejt të tjera, të cilat me kohë sollën edhe dygjuhësinë arbëresho-italiane, pastaj shumëkund edhe bjerrjen e plotë të gjuhës amtare, duke çuar keshtu në përftimin e një varieteti gjuhësor më vete. Vepra "Fjalor arbërisht-shqip" pasqyron gjerë këtë proces gërryerjeje gjuhësore që kishte marrë udhë në të folmet arbëreshe. Nga rreth 8600 lema që përmban leksiku i këtij fjalori, rezulton se 1568 prej tyre janë huazime italiane, pra afro 20 % e leksikut të arbërishtes. |
Abstrakti: | Në këtë kumtesë vjen si objekt studimi shtresa e fjalëve të huazuara, nëpërmjet Fjalorit arbërisht - shqip të Kolë Kamsit, duke u ndalur posaçërisht tek ndikimi i atyre italiane në leksikun e arbërishtes. Gjurmët e takimeve të shqipes, qoftë me latinishten ballkanike, qoftë me latinishten letrare e me gjuhët e tjera romane i shohim në një numër të mirë latinizmash e italianizmash në këtë fjalor. Takimi i të folmeve arbëreshe me italishten pas shpërnguljes nga Shqipëria, u bë në rrethana krejt të tjera, të cilat me kohë sollën edhe dygjuhësinë arbëresho-italiane, pastaj shumëkund edhe bjerrjen e plotë të gjuhës amtare, duke çuar keshtu në përftimin e një varieteti gjuhësor më vete. Vepra "Fjalor arbërisht-shqip" pasqyron gjerë këtë proces gërryerjeje gjuhësore që kishte marrë udhë në të folmet arbëreshe. Nga rreth 8600 lema që përmban leksiku i këtij fjalori, rezulton se 1568 prej tyre janë huazime italiane, pra afro 20 % e leksikut të arbërishtes. |
Key words: | arbërisht, diglosie, italianism, influence, linguistic variation. |
Fjalë kyçe: | arbërisht, dygjuhësi, italianizma, ndikim, variant (gjuhësor). |
Corresponding author: | ORJETA BAJA (bajaorjeta@yahoo.com) |
Authors: | ORJETA BAJA, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkoder, Shkodër, Albania MERITA HYSA, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkoder, Shkodër, Albania |
Full text: | Download Issue 4 [PDF] |