Udhëzime për përdorimin e sistemit ALPA
Përdorimi i sistemit ALPA për dërgimin e punimëve është koncipuar dhe implementuar në atë menyrë, që ai të jetë i thjeshtë për përdorim. I tërë funksionaliteti dhe kompleksiteti i sistemit ndodhet në 'prapavijë', që do të thotë se shfrytëzuesi i këtij sistemi nuk ka nevojë që të konfontohet me procese teknike e komplekse.
Sidoqofte, që për autorët të jetë edhe më e lehtë dërgimi i punimëve në një konferencë apo në
një revistë shkencore, më poshtë disa udhëzime me shembuj praktik të përdorimit të sistemit ALPA.
Udhëzimet për përdorimin e ALPA-s i gjeni në dy forma:
- në forme tekstuale
- si video
Puna me sistemin ALPA realizohet në dy faza:
- Krijimi i kontos
Nëse akoma nuk keni krijuar konton si autor kontaktues, bëjeni këtë në hapin e parë. Kodi (login) dhe fjalëkalimi (password) i krijuar me këtë rast, shërbejnë për dërgimin e punimëve përmes sistemit elektronik ALPA. - Dërgimi i punimëve përmes sistemit ALPA
Që të dërgoni punimet tuaja, ju duhët të lajmëroheni në sistem me kodin (login) dhe fjalëkalimin (password) e krijuar në hapin e parë.
Udhëzimet për punë me sistemin ALPA: [tekst, video]